Kocijançiq: Mogherini nuk iku nga takimi me Haradinajn

19.11.2017 09:25
Kocijançiq: Mogherini nuk iku nga takimi me Haradinajn

Maja Kocijançiq zëdhënëse e Komisionit Evropian, pohon se nuk është e vërtetë që Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini e ka braktisur takimin e Këshillit të MSA-së, midis BE dhe Kosovës.

Siç ka thënë Koçijançiç për mediat serbe, Mogherini ka qenë gjatë gjithë kohës brenda në takim.

“Përfaqësuesja e Lartë ishte atje gjatë gjithë kohës”, ka thënë Koçijançiç në një përgjigje me shkrim.

Ndërkaq në lidhje me pretendimet e disa mediave se konferenca për shtyp pas takimit ishte anuluar dhe se ajo u parapri nga një atmosferë e tensionuar, Koçijançiç ka përsëritur se “konferenca u anulua për shkak të rendit të ditës”.

Mediat serbe sot kanë shkruar se Mogherini, gjoja pasi e ka marrë personalisht kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për përfshirjen e SHBA-ve në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se për këtë arsye u largua nga takimi.