Kociançiq: Ende nuk ka marrëveshje për tabelat e veturave

Kociançiq: Ende nuk ka marrëveshje për tabelat e veturave

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kociançiq ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk është arritur marrëveshja për tabelat e veturave.

“Po bisedohet për këtë, por janë të nevojshme përpjekje dhe bisedime shtesë”, ka thënë Kociançiq.

Një ditë më herët, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri kishte deklaruar se në bisedimet me Beogradin është arritur marrëveshja për reciprocitetet në lidhje me tabelat e veturave, sipas modelit të Greqisë dhe Maqedonisë, që nënkupton vendosjen e tabelave ngjitëse mbi ato ekzistuese për veturat që qarkullojnë nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas.

Përgjigjja eKociançiq vjen një ditë pas deklarimit të ministres së Kosovës për Dialog Edita Tahiri, se u arritë marrveshje që veturat me targa të Republikës së Kosovës të mos ndrrohen ato të Serbisë në momentin e hyrjes në territorin e këtij vendi.

“Të dyja shtetet do të aplikojnë letër ngjitëse për tabelat e shtetit tjetër. Kjo praktikisht tregon se vetëm reciprociteti mund të jap rezultate në përmirësimin  marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Tahiri, në një paraqitje direkte nga Brukseli, për televizionin publik. /Insajderi.com