Koci kërkon nga Kosova të lëvizë për rastin e Haradinajt

Koci kërkon nga Kosova të lëvizë për rastin e Haradinajt

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci e ka quajtur si të padrejtë shtyrjen e vendimit për Ramush Haradinajn me 6 prill.

Koci, ka kërkuar nga institucioni e Kosovës, të lëvizin për të quar përpara procesin e ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

“Nuk pajtohemi me vendimin e sotëm të Gjykatës franceze, por do ta respektojmë. Vendimi i sotëm i Gjykatës franceze, të gjithë shqiptarët i ka prekur. Më shumë shqiptarët se vetë Ramushin!. Të gjitha strukturat shtetërore të Kosovës duhet të vihen në lëvizje, si ato politike, diplomatike dhe kanalet tjera për të çuar përpara të drejtën e Ramushit – të drejtēn tonë”, ka shkruar Koci, në llogarinë e tij në Facebook.

Koci, ka thënë se janë të bindur se në vendimin e ardhshëm do të merret një vendim i drejtë, refuzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim të Haradinajt.

“Prandaj, jemi të bindur se herën tjetër, më 6 Prill, Gjykata do ta marrë të vetmin Vendim të mundshëm të drejtë – Vendimin mbi refuzimin e kërkesës së Serbisë”, ka shkruar Koci.

Më tutje Koci ka thënë se Haradinaj është personi që në rrafshin e Dukagjinit, e ka penguar planin e Serbisë, në ndarjen e territorit, sipas modelit të Mitrovicës dhe se kjo natyrisht që i ka penguar pushtetit serb./Insajderi.com