Koci: Deri në frymën e fundit do të kërkojmë drejtësi për viktimat

Koci: Deri në frymën e fundit do të kërkojmë drejtësi për viktimat

Avokati Arianit Koci ka thënë se “banorët e Mushtishtit kanë plotësisht të drejtë të protestojnë të qetë, për shkak se kriminelët serbë kanë kryer shumë krime në atë fshat, por edhe gjithandej Kosovës”, duke shtuar se plagët janë ende të hapura.

“Por, mos të harrojmë, ka serb të atij fshati dhe anekënd Kosovës që nuk kanë kryer krime. Nuk duhet dhe nuk kemi të drejtë t’i ndalim të pafajshmit, që të kthehen në shtëpitë e veta. Jemi popull fisnik dhe shpirtgjerë”, ka shkruar avokati Koci në llogarinë e tij në Facebook.

“Kjo është arsyeja pse në luftën e fundit na ka ndihmuar krejt bota demokratike, duke i bombarduar kriminelët serbë”, ka shtuar Koci.

Sidoqoftë, për krimet e kryer në Kosovë, ka thënë ai, nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi.

“Deri në frymën e fundit!”, ka thënë Koci.

Sa i përket kërkim-faljes, sipas tij, ajo është e mirëseardhur dhe e domosdoshme. Nëse pak janë të vetëdijshëm serbet, ka shtuar avokati, kërkim-faljen duhen ta bëjnë sa më shpejtë.

“Po ju rrin si barrë e rëndë! Sidoqoftë, kërkimfalja duhet të jetë e paimponuar dhe e sinqertë. Deri atëherë, çdo person në Kosovë duhet të jetoj dhe lëviz lirshëm”, vlerëson avokati Arianit Koci./Insajderi.com