Koçanit 6 vjet burg, Aviroviqit 3 vjet dhe u konfiskohet prona në vlerë 17 milionë euro

Koçanit 6 vjet burg, Aviroviqit 3 vjet dhe u konfiskohet prona në vlerë 17 milionë euro

Drejtuesi i kompanisë “Transmet” Sead Koçan sot në Gjykatën Penale të Shkupit është dënuar me gjashtë vite burg për keqpërdorim të procedurës në thirrje publike, marrëveshjes për furnizim publik apo partneritet publiko-privat dhe se me dokumente të rreme ka marrë pjesë dhe ka fituar tender për mihje të qymyrit dhe në “REK Manastir” të SH.A. ELEM në vlerë 17 milionë euro, për të cilën e paditi Prokuroria Speciale Publike.

I akuzuari i dytë Vasilie Aviroviq për të njëjtën vepër është dënuar me tre vjet burg. Ai sot nuk ka marrë pjesë në shqiptimin e dënimit, pasi nuk është ndjerë mirë.

Gjykatësja Lidija Trajkovska-Zimbovska e ka liruar nga akuza të pandehurin e tretë Safet Vatiq, pasi vepra për të cilën akuzohet nuk është vepër penale.

Gjykatësja shtoi se firmat nga arkat e firmave “Sileks” dhe “Transmet”, të cilat janë përgjegjëse për veprën penale, duhet të paguajnë 2 milionë denarë gjobë, të cilat duhet t’i paguajnë në afat prej 30 ditësh.

Koçan ka marrë ndalesë që për tre vjet të jetë menaxher i ndonjë organi menaxhes të ndonjë firme, ndërsa Aviroviq të nënshkruajë marrëveshje për furnizime publike në emër të dikujt tjetër.

Gjykata gjithashtu vendosi që t’u konfiskohet pasuria prej 17 milionë eurove që do të kthehen në buxhetin shtetëror.

Gjykimi për “Trust” ka filluar në nëntor të vitit të kaluar. Të akuzuarit Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Vatiq para gjykatës në fjalët përfundimtare janë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen.