Koalicioni i vetëm që ka paguar gjobat në KQZ deri më tani

Koalicioni i vetëm që ka paguar gjobat në KQZ deri më tani

Partitë politike po përgatiten intensivisht për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Përfaqësuesit e subjekteve politike kanë thënë se janë të gatshëm për garën zgjedhore për ta fituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr nëpër komuna.

Por, java e tretë e gushtit shënon fundin e afatit kohor që partitë politike kanë për ti paguar gjobat e shqiptuara gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme.

“Borxhi i përgjithshëm për zgjedhjet e 11 qershorit  të subjekteve politike është gjithsejtë 348 mijë euro. Deri më tani koalicioni PAN i vetmi i ka paguar 11 mijë e 336 euro. Të gjitha këto subjekte që janë të gjobitura nuk mund të garojnë në zgjedhjet lokale”, ka thënë KQZ për RTV21.

Nëse partitë nuk i paguajnë ato gjoba, KQZ nuk do të lejojë certifikimin për zgjedhjet lokale. /Insajderi.com