“Koalicioni do t’i ketë votat për ratifikimin e Demarkacionit”

Isa Mustafa ka thënë se si kryeministër i vendit do t’i bëjë të gjitha përpjekjet institucionale, ligjore dhe politike që të krijojë mundësi që të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë ta japin kontributin e tyre, që demarkacionin me Malin e Zi ta adresojnë me interes nacional.

“Koalicioni do t’i ketë votat për ratifikimin e Demarkacionit”

Ai ka thënë se në këtë mënyrë do t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave, transformimit të FSK-së, forcimit të subjektivitit ndërkombëtar dhe rikonfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-në.

Mustafa ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës nuk është zmbrapsur sa i përket demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionit të komunave serbe.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës do t’i ketë votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

Duke folur rreth mundësisë që, nëse nuk ratifikohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, vendi të shkojë në zgjedhje, Mustafa ka thënë se nuk ua ka frikën zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se kauzat e opozitës janë kauza fiktive, të krijuara me qëllim të rrëzimit të pushtetit. /Insajderi.com