Koalicioni i ri ‘Aleanca me Besë’ ka filluar të merr formë

Koalicioni i ri ‘Aleanca me Besë’ ka filluar të merr formë

Edhe pse nuk është bërë zyrtare ende dhe nuk janë parashtruar kushtet se çfarë bashkëpunimi do të jetë në terren për balotazhin e zgjedhjeve lokale në Maqedoni, partitë Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa veçse kanë filluar takimet e përbashkëta.

Nëpër rrjetet sociale shihen edhe takimet e përbashkëta në Tetovë dhe Gostivar, atje edhe ku duhet ndihma e njëri-tjetrit.

Dje për Telegrafi Maqedoni, Arben Taravari tha se sot do të bëhet zyrtare dhe do të bashkëpunohet në të gjithë komunat ku ju duhet ndihma e njëri-tjetrit.

Në Gostivar veçse janë takuar ekipi i Taravarit dhe Ademit, kandidat i Lëvizjes Besa në këtë komunë.

Gjithashtu në Tetovë janë takuar Arif Selami dhe Husein Rreka që kanë qenë bartës së listës së këshilltarëve për dy partitë.