Koalicioni LAA planifikon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Koalicioni LAA planifikon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësitë dhe hapat që do t’i ndërmarrin për zhbllokimin e gjendjen politike dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve.

Ai ka thënë se ditëve në vazhdim do ta ftojë një tryezë, në të cilën do të jenë të pranishëm partitë politike, përfshirë minoritetet, por pa koalicionin PAN.

Hoti ka thënë se janë dy pyetje të cilat ata mendojnë t’ia drejtojnë Gjykatës Kushtetuese:

  • Me mospjesëmarrjen në seancat e kuvendit, a konsumohet e drejta për ta prezantuar kandidatin për kryetar të Kuvendit?
  • Çka ndodh në rastin kur kandidati i propozuar për kryetar kuvendi nuk merr votat e mjaftueshme?

Ai ka thënë se në këtë situatë nuk shohin asnjë zgjidhje tjetër, përveç t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me argumente, duke kërkuar sqarime.

“Jemi duke e formuluar edhe një listë të eksperteve dhe shoqërisë civile që do të na ndihmojnë në formulimin e pyetjeve”, ka shtuar Hoti.

Sipas tij, tashmë është e qartë se kush po e bllokon situatën politike”, ka thënë ai, duke shtuar se në ditën e ardhshme do ta bëjë publike edhe ftesën për këtë tryezë, në të cilën, sipas tij, do të nxjerrën argumentet për t’iu drejtuar Kushtetueses./Insajderi.com