Koalicionet për poste zëvendësministrash

Koalicionet për poste zëvendësministrash

PDK kishte vendosur të mos garonte si parti e vetme në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Me 16 maj, nëpërmes një konference të drejtëpërdrejtë Kadri Veseli, kishte nënshkruar koalicion me shtatë parti të vogla, me Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Alternativën Demokratike, Partinë Republikane të Kosovës, Balli Kombëtar, Partia Liberale e Kosovës dhe Partia Konservatore.

Ndërkohë që kishte ruajtur minutat e fundit para se të përfundoj afati zyrtarë për regjistrim në Komisionin Qendror Zgjedhor, të bëjë marrëveshje koalicioni edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt dhe Nismën për Kosovën të Fatmir Limajt.

Ishin marrë vesh që kandidat për kryeministër  të ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinajn, ndërkohë që bartës i listës zgjedhore do të jetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kur u krijua qeveria PDK-ja mori numrin më të mëdha të ministrive në qeverinë e Ramush Haradinajt. Ajo udhëheqë me gjashtë ministri dhe një post të zëvendëskryeministrit, përfshi Ministrinë e Financave, Shëndetësisë, Kulturës, Integrimeve Evropiane, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Por nga numrin prej 75 zëvendësministrave, duket se nuk ka përfitua një parti e vogël e koalicionit.

Pas gati gjashtë muajsh priteje për marrjen e një posti të zëvendëskryeministrit dhe dy zv.minitsrave, Partia Shqiptare Demokristiane, vendosi të largohet nga koalicioni.

PSHDK sot tha se po e lë PDK-në pasi nuk iu përmbajt marrëveshjes që sipas tyre do të duhej t`ua  jepnin postin e një zëvendëskryeministrit dhe dy zv.ministrave.