KMShK: Kosova Sot nuk raportoi të vërtetën në 15 shkrime për Devolli Group

Gazeta “Kosova Sot” që është themeluar nga Ruzhi Kadriu babai i deputetes Margarita Kadriut, sipas Këshillit të Mediave të Shkruara ka bërë shkelje të Kodit të Etikës duke mos e raportuara të vërtetet në pesëmbëdhjete shkrime kundër “Devolli Group”.

KMShK: Kosova Sot nuk raportoi të vërtetën në 15 shkrime për Devolli Group

Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e sotme të saj ka miratuar 15 ankesa të kompanisë “Devolli Group” kundër 15 shkrimeve të publikuara nga Gazetës “Kosova Sot”.

Sipas KMShK-së mediumi i Margarita Kadriut, e cila tash është deputete e Kuvendit të Kosovës, ka bërë shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara duke mos e raportuar të vërtetën  dhe duke e shkelur të drejtën për t’u përgjigjur.

“Oligarkët nënshtrojnë shtetin, vazhdon zhvatja milionëshe” është titulli i vetëm njërit shkrim që Kosova Sot e ka publikuar me 10 janar të këtij viti kundër biznesmenëve Devolli.

Por konflikti mes tyre ka nisur shumë më herët për terminale doganore, lejen për të cilën e ka marrë fillimisht “Devolli Group”. Gjithashtu edhe kompania “City Park”, në pronësi të Ruzhdi Kadriut, babait të Margarita Kadriut u shpërblye me terminal vitin e kaluar.

Insajderi pati zbuluar në prill të 2016-ës se su qeveria e koalicionit PDK-LDK ishte ndryshuar bazën ligjore për licencimin e terminaleve në mënyrë që të jetë e përshtatshme për kompaninë “City Park”. Ndryshimi ka ndodhur vetëm dy muaj para votimit të Hashim Thaçit për president. /Insajderi.com