KMDLNJ viziton në burg të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit

14.03.2017 11:46
KMDLNJ viziton në burg të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  ka vizituar perosant e dyshuar që kryen atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi.

M.J. ka pohuar për pohuar se ai ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Gjithashtu KMDLNJ ka deklaruar se “Murat Jashari është duke e marr  terapinë që e ka përdorur para arrestimit. Ai kishte problem me depresionin dhe frymëmarrjen dhe për këtë ka trajtim të përditshëm”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

“Edhe i ndaluari A. Ll. pohoi se ndaj tij ka pasur sjellje të mira dhe nuk ka asnjë vërejtje në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, transportimit, marrjes në pyetje por as ndaj sjelljes së Qendrës së Mbajtjes”.

Mirëpo sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të intervistuarit kanë deklaruar se, që nga arrestimi, ora 10.00 e deri sot në mëngjes atyre nuk u është ofruar ushqim ndonëse kanë kërkuar.

Sipas rendit shtëpiak, në Qendrën e Mbajtjes darka servohet në ora 17 .00 kurse të arrestuarit janë vendosur në ora 21.00.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria.