KMDLNj viziton dy aktivistët tjerë të VV-së, konstaton gjendjen e mirë shëndetsore

KMDLNj viziton dy aktivistët tjerë të VV-së, konstaton gjendjen e mirë shëndetsore

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka njoftuar se të martën e kanë vizituar aktivistin e Vetëvendosjes Atdhe Arifi,  i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Lipjanit.

Sipas monitoruesve të KMDLNj, gjendja psiko-fizike e Arifit është e mirë, dhe se sjella e stafit nuk ndryshon nga ajo e të burgosurve tjerë.

“Monitoruesit gjithashtu, takuan edhe psikologen e Qendrës dhe pohoi se Arifi është në gjendje stabile, është mirë dhe se nuk ka hapësirë për shqetësim”, thuhet në një njoftim për media të KMDLJN-së.

Ky këshill i ka rekomanduar drejtorit të Qendrës të rrallohen vizitat tek Arifi por edhe të trajtohet si rast i ndarë nga ai Dehari.

“KMDLNj kërkoi që i paraburgosuri Arifi të trajtohet si të gjithë të tjerët pa pasur nevojë të merret në pyetje për rastin në fjalë sikur që kërkesa e Këshillit për rritjen e sigurisë në burgjet e Kosovës nuk nënkupton që të zbatohet vetëm për raste të caktuara por për të gjithë personat e privuar nga liria”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka vizituar aktivitin tjetër të VV-së Egzon Halitin, që ndodhet në qendrën e paraburgimit në Pejë. Në njoftim thuhet se Haliti ka refuzuar, të jap çfarëdo informate lidhur me sjelljen e zyrtarëve të qendrës së paraburgimit, pasi konsideron se është burgosur politikisht.

Por, sipas  KMDLNj, të cilët ka kontaktuar ekipin mjekësor të kësaj qendre Haliti ishte pranuar në gjendje të mirë shëndetsore dhe se ka vizita sistematike shëndetësore.

“Gjithashtu , i paraburgosuri pasi është ankuar për dhimbje shpine , ka marrë terapi përkatëse pas së cilës nuk ka pasur probleme”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com