KMDLNJ: Serbia dëshiron të baraspeshojë krimet me arrestimin e zyrtarëve të Kosovës

KMDLNJ: Serbia dëshiron të baraspeshojë krimet me arrestimin e zyrtarëve të Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka cilësuar arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, si përpjekje të  shtetit serbë për të amnistuar, “strukturat kriminale që kanë kryer krime në Kosovë duke bërë baraspeshim me arrestimin e zyrtarëve të Kosovës”.

Përmes një njoftimi për media KMDLNJ,  ka kritikuar për mosreagim institucionet e vendit” të cilat kanë kërkuar “nga EULEX dhe BE të intervenojnë për lirimin e Nehat Thaçit” që sipas tyre tregon pafuqinë institucionale dhe shtetërore të Kosovës.

KMDLNJ thotë se ushtar i UÇK-së Nehat Thaçi I ka bësuar marreveshjes së lëvizjes së lirë të qytetarëve të arritur nga delegacionet e dy vendeve në Burksel.

“Si ish ushtar i UÇK-së Nehat Thaçi është dashur të jetë shumë i kujdesshëm kur ka vendosur të udhëtojë përmes territorit të Serbisë, por ai i ka besuar marrëveshjes për liri të lëvizjes të nënshkruar në Bruksel sikur që ka rënë viktimë e naivitetit të vet duke ditur se një person që është bartës i një posti të lartë në hierarkinë e Policisë së Kosovës dhe me një të kaluar të qenit ushtar i UÇK – së, mund të kalojë pahetueshëm nëpër territorin e Serbisë”, shkruan në komunikatën e këtij këshilli./Insajderi.com