KMDLNj kërkon nga Mikullovci të mos lejoi përdorimin e gjuhës së urrejtjes

KMDLNj kërkon nga Mikullovci të mos lejoi përdorimin e gjuhës së urrejtjes

KMDLNj i bënë ftesë publike koalicionit PAN të merr pjesë në seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës, kurse, ka një kërkesë për kryesuesin e seancës Mikullovci t’i përmbahet Rregullores së Kuvendit dhe të pengojë tensionimin e situatës së Kuvendit.

KMDLNj duke ia njohur të drejtën Mikullovci e që ia njeh Kushtetuta e Kosovës, megjithatë e përkujton se nuk mund të mbahet seanca konstituive kur nuk e keni kuorumin prej së paku 61 deputetëve e që nuk u sigurua në dy seancat e fundit; në seancën e parafundit ishin 53 deputetë kurse në seancën e fundit 55 deputetë.

“Kryesuesi, Mikullovci në të dyja seancat përmes pauzës 15 minutëshe bëri përpjekje ta sigurojë kuorumin por pasi nuk u sigurua , sipas Rregullores së Kuvendit është dashur ta ndërpresë seancën e të mos lejojë debate të mbushura me gjuhën e urrejtjes dhe kërcënime të shumta. KMDLNj kërkon nga Prokuroria e Shtetit që t’i trajtojë me seriozitet akuzat që po bëhen në seancën e Kuvendit dhe në përputhje me faktet të veprojë sipas Ligjit”, thuhet në komunikatë.