KMDLNj: 11 të burgosur tentuan të vetëvriten  

16.03.2017 13:48
KMDLNj: 11 të burgosur tentuan të vetëvriten   

 

Në  burgjet e Kosovës 11 të burgosur kanw tentuan të vetëvriten si metodë për arritjen e qëllimeve të tyre, apo përmes grevës.

Kështu thuhet në raportin e publikuar Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut për monitorimin e qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit dhe qendrave korrektuese.

“Të dënuarit në disa raste kanë provuar tentimvrasjen si metodë për arritjen e qëllimeve të tyre (në Q.K Dubravë) apo përmes grevës së urisë (në Q.P Prizren dhe BSL”, thuhet në raportin e KMDLNj-së.

Raporti tregon që personat me aftësi të kufizuara janë në gjendje të rëndë sepse asnjëri nga institucionet nuk ka infrastrukturë adekuate për plotësimin e nevojave të tyre. Sa i përket të personave të sëmurë mendor edhe ata janë në gjendje jo të mirë sepse gjithashtu Shërbimi korrektues nuk ka kapacitet fizik as profesional ti trajtojë këta persona.

“Kontrabanda dhe korrupsioni kanë qenë të shprehura gjatë tepër vitit 2016. Ankesa ka pasur edhe se ka korrupsion,nepotizëm,diskriminim, dhe standarde të dyfishta në aplikimin e regjimit të avancuar por edhe të privilegjeve, Rastet e korrupsionit vështirë mund të dëshmohen”, thuhet në raport.

Ndërsa sipas drejtuesve të KMDLNj-së, kushtet nëpër shërbime korrektuese janë të mira.

“Përkundër shumë problemeve që ka shërbimi korrektues i Kosovës ne jemi shumë përpara nga shtetet fqinje. Me këtë buxhet që kemi nuk mund t’i bëjmë kushtet më të mira por po them që jemi më të mirë se ata”, ka thënë Behxhet Shala, kryetar i KMDLNj-së.

Ai tha se KMDLNj nuk e ka përdorur asnjëherë në raport fjalën torturë sepse sipas tij populli i Kosovës është një popull i përvuajtur i dalë nga lufta dhe për shkak të plagëve ende të hapura nuk dëshirojnë të përdor këto fjalë.

Në raportin e monitorimit të KMDLNj-s janë përfshirë edhe 59 rekomandime që i adresohen Qendrave të ndalimit, Paraburgimit, Qendrave Korrektuese dhe Shërbimit Shëndetësor të burgjeve. Ky është një raport i përvitshëm që e publikon KDMLNJ pas monitorimit të një viti nëpër këto qendra në gjithë vendin./Insajderi.com