Klubi i vogël norvegjez Malvik refuzon kërkesën e Real Madridit

Klubi i vogël norvegjez Malvik refuzon kërkesën e Real Madridit

Klubi norvegjez, Malvik ka refuzuar kërkesën e Real Madridin për shfrytëzimin e qendrës e tyre stërvitore para ndeshjes së Superkupës së Evropës ndaj Sevillas që zhvillohet në Norvegji.

Klubi madrilen shpresonte që ta përdorte qendrën stërvitore të klubit norvegjez para finales së Super Kupës, mirëpo klubi nga kategoria e pestë e futbollit norvegjez e ka refuzuar këtë sepse kjo qendër do t’iu lëshohet fëmijëve të klubit norvegjez për një kamp veror.

”Qendra stërvitore e klubit do të përdoret nga shkolla jonë e futbollit për fëmijë në një kamp veror”, thuhet në njoftimin e klubit norvegjez dhe reagimin e tyre ndaj skuadrës së Real Madridit.

Klubi më i madh në botë nuk arriti që të bindte drejtuesit e Malvik, të cilët thanë se më e rëndësishme për ta është përgatitja e fëmijëve të vegjël.

”Do të ishte e mrekullueshme që këtu të vinte Real Madridit, por ne nuk duam që t’i dërgojmë 270 fëmijë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Malvik. /Insajderi.com