Klubi me më së shumti futbollistë të kualifikuar në Kampionatin Botëror

Klubi me më së shumti futbollistë të kualifikuar në Kampionatin Botëror

Real Madridi është klubi me më së shumti lojtarë deri tani të kualifikuar në Kampionatin Botëror – 12 gjithsej.

Kampioni i Spanjës dhe i Evropës, Real Madrid, kryeson si skuadra me më së shumti lojtarë të kualifikuar në “Rusi 2018”, gjithsej 12 futbollistë, shkruan Insajderi.

‘Los Blancos’ arritën këtë numër me anë të kualifikimit të mbrojtësit Achraf Akimi, i cili progresoi tutje me kualifikimin e Marokut këtë të shtunë.

Por, lista e madrilenëve me futbollistët pjesëmarrës në Botëror mund të zgjerohet në 14 – në rast se Kroacia arrin ta mposht Greqinë në ndeshjet e play-offit.

Luka Modric dhe Mateo Kovacic do të sigurohen që ekipi i Zidane të përfaqësohet nga 14 lojtarë në Botërorin e Rusisë që do të mbahet verën e ardhshme.

Kjo është lista e 12 futbollistëve të Realit deri tani, në gjithsej 7 përfaqësuese. /Insajderi

Spanja: Ramos, Isco, Asensio, Carvajal and Nacho

Brazili: Marcelo and Casemiro

Portugalia: Cristiano Ronaldo

Gjermania: Toni Kroos

Franca: Raphael Varane

Kosta Rika: Keylor Navas

Maroku: Achraf Hakimi