Klubi i Prishtinës reagon mbi çështjen “Hajrizi”, nuk i përkrah Plisat

26.09.2016 14:16

Klubi i Basketbollit Prishtina ka reaguar mbi çështjen e shumë përfolur ditëve të fundit, atë të basketbollistit mitrovicas, Drilon Hajrizi. KB Prishtina u ka bërë thirrje tifozëve që të përkrahin klubin dhe vendimet që ata kanë marrë.

Klubi i Prishtinës reagon mbi çështjen “Hajrizi”, nuk i përkrah Plisat

Mosmarrëveshja mes klubit dhe tifozëve filloi këtë verë, pasi klubi prishtinas transferoi ish-basketbollistin e Pejës dhe Trepçës, Drilon Hajrizi, i cili është një nga lojtarët më të urryer nga tifozët e Prishtinës, “Plisat”.

Përmes një kumtese të lëshuar për medie, klubi bardhekaltër nuk e përmend asnjëherë mundësinë e prishjes së kontratës me Hajrizin – kërkesë e bërë nga Plisat ditëve të fundit.

KB Prishtina thotë se klubi nuk i pranon shantazhet dhe kërcënimet nga persona që nuk ia duan të mirën klubit. Klubi prishtinas bënë thirrje për ruajtje të gjakftohtësisë nga tifozët e pakënaqur të saj.

“Ftojmë të gjithë dashamirët e vërtetë të Prishtinës, që t’i thërrasin arsyes dhe të ruajnë gjakftohtësinë me qëllim të krijimit të një atmosfere sa më të mirë para fillimit të sezonit të ri”, thuhet në reagimin e KB Sigal Prishtinës.

reag