Klubi i njohur nga Spanja kërkon të transferojë Walcott

Klubi i njohur nga Spanja kërkon të transferojë Walcott

Valencia raportohet se është duke përgatitur një ofertë për transferimin e Theo Walcottit nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.

Walcotti që prej tetorit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Premier Ligë. Tri paraqitje i ka vetëm në EFL Cup dhe në Europa Ligë.

28-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm dhe e ardhmja e tij ka qenë e paqartë në muajt e fundit.

Evertoni, West Hami dhe Southamptoni kanë shprehur interesim me anglezin që ka shtyrë bisedimet për vazhdimin e kontratës me Arsenalin.

Sipas El Gol Digital, Valencia është duke përcjell situatën me Walcottin dhe po mendon të bëjë ofertë për të në janar.