Klubi i njohur italian kërkon Zenelin

Klubi i njohur italian kërkon Zenelin

Klubi i Futbollit Genoa është e interesuar në shërbimet e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili aktualisht luan me Heerenveen në Holandë.

Si raporton gazeta lokale nga Xhenoa, Gazza Mercato, operacioni për transferimin e kosovarit do t’i kushtojë rreth 5 milionë euro klubit xhenovez.

Arbër Zeneli ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 5 herë në 52 paraqitjet me Heerenveenin, raporton Insajderi.

Sulmuesi anësor i Kosovës luan prej dy vitesh tek skuadra holandeze, derisa para Heerenveen, ka luajtur edhe në ligën elitare të Suedisë, me Elfsborg. /Insajderi.com