Klubi më i lashtë i futbollit në botë, aplikon në UNESCO

Klubi më i lashtë i futbollit në botë, aplikon në UNESCO

Klubi i futbollit “Sheffield FC” është klubi më i lashtë në botë, sipas FIFA-së. Atij madje i është ndarë edhe çmimi prestigjioz “Urdhër i Nderit”.

Ky klub është themeluar nga Nathaniel Creswick dhe William Prest, më 24 tetor të vitit 1857 në “Parkfield House”, të qytetit të Yorkshire Jugor në Britanin e Madhe.

Richard Tims presidenti aktual i këtij klubi me rastin e ditëlindjes së 159 të klubit ka thënë se “pa ne futbolli thjeshtë nuk do të kishte ekzistuar”, njofton Telesport.

Me rastin e festimit të ditëlindjes se klubit presidenti Tims theksoi se “tashmë në vitin 2016 teksa ne festojmë ditëlindjen tonë, unë dëshiroj të njoftoj aplikimin tonë zyrtar në adresë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, për titullin e Trashëgimisë Kulturore UNESCO”.

“Trashëgimia kulturore botërore e Sheffield FC mbështetet zyrtarisht dhe drejtohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Futbollit, Jung von Matt sports, me qendër në Hamburg. Doja të falënderoja tifozët tanë për mbështetjen e vazhdueshme, në ndihmesën për të mbrojtur historinë tonë dhe rrënjët e futbollit. Në këtë lojë ka më shumë se sa para dhe famë” ka shtuar presidenti i klubit Richard Tims.