Klubi holandez nxjerr “bllof” Bunjakin, zyrtarizon ftesën për futbollistin

Klubi holandez nxjerr “bllof” Bunjakin, zyrtarizon ftesën për futbollistin

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki pritej të publikonte listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Turqisë, gjatë fillimit të muajit të ardhshëm.

Por, rreth një javë para se Bunjaki të publikonte këtë listë, klubi i Heerenveenit ka bërë zyrtare fetsën që Bunjaki i ka dërguar Arbër Zenelit.

Arbër Zeneli edhe zyrtarisht do të jetë i ftuar për ndeshjen kundër Turqisë. Ftesën zyrtare për 21-vjeçarin e konfirmoi sot klubi i tij, Heerenveen.

“Arbër Zeneli është zgjedhur nga Kosova për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Turqisë”, shkruhet në faqen e klubit holandez.

Kosova do të përballet me Turqinë më 11 qershor në “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com