Klubet që e duan Armando Sadikun

Klubet që e duan Armando Sadikun

Armando Sadiku nuk do të luajë në sezonin e ardhshëm te Lugano, por as te Zurich që zotëron kartonin e tij.

Të dy klubet duan të përfitojnë ekonomikisht nga shitja e futbollistit të përfaqësueses shqiptare ndaj u kanë bërë të ditur pretendentëve për të se mund ta transferojnë sulmuesin.

Me 9 gola në vetëm 14 ndeshje të luajtura, Sadiku është një prej sulmuesve më rezultativë në elitën e futbollit zviceran dhe kjo ka bërë që të gjithë të jenë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Pak ditë më parë u përfol për një interesim të Bazelit rreth sulmuesit të përfaqësueses shqiptare. Sot, në listën e skuadrave që dëshirojnë Sadikun, është shtuar edhe emri i St. Galen. Ky klub në fakt ka në radhët e tij një shqiptar, Albian Ajetin. Por ky i fundit shihet si një objektiv i merkatos së Baselit.

Ndaj për të zëvendësuar 20 vjeçarin i cili ka shënuar 10 gola në këtë sezon, St. Galen është gati të hyjë në garë për Sadikun. /Insajderi.com