Klopp zbulon synimin e Liverpool-it

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pret që ekipi i tij të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në EFL Cup, duke thënë se skuadra e tij do të synojë fitimin e këtij trofeu.

Klopp zbulon synimin e Liverpool-it

Në kuadër të këtij kompeticioni, Liverpooli përballet me Derby Countyn të martën, ndërsa Klopp në fund synon që ta fitojë këtë titull.

”Ka kuptim që të jesh pjesë e një kompeticioni, sidomos në garat e Kupës me synimin për të triumfuar. Ky është një kompeticion i rëndësishëm dhe duam që të triumfojmë dhe të përmirësohemi prej sezonit të kaluar, ku arritëm deri në finale”, u shpreh Klopp.

Liverpool po kalon nëpër një formë të mirë ditëve të fundit. “Të kuqtë” fituan dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë, ndaj Leicester-it dhe Chelsea-t. /Insajderi.com