Klopp zbulon arsyeje e mungesës së Coutinhos

11.08.2017 16:37
Klopp zbulon arsyeje e mungesës së Coutinhos

Nga klubi futbollistik Liverpool sot njoftuan se çfarëdo oferte për lojtarin e tyre Philippe Coutinho nuk do të shqyrtohet, e jo më të pranohet. Diçka më vonë trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, bëri të ditur se Coutinho do të mungojë në fillim të sezonit në Premier ligë për shkak të lëndimit në shpinë.

“Coutinho ka problem me shpinën dhe nuk ka stërvitur nga e premtja e kaluar. Prandaj sigurisht nuk do të luaj të shtunën kundër Watford-it, ndërsa në pikëpyetje është edhe për të martën kur luajmë kundër Hoffenhaim-it në play-off për Ligën e Kampionëve”, tha Klopp për mediat britanike.

Lojtari i përfaqësueses së Brazilit ditëve të fundit ishte në qendër të vëmendjes, meqë mediat katalanase bënë të ditur se do të transferohet në Barcelonë për një vlerë prej 100 milionë euro, shkruan AA.

Megjithatë, nga Liverpool-i këtë sot edhe zyrtarisht e mohuan përmes njoftimit në të cilin thuhet se Coutinho nuk do të shitet.

Braziliani më parë nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Liverpool-in në të cilën nuk ka klauzolë liruese.