Klopp u jep pushim lojtarëve për shkak të intensitetit të Premier Ligës

Klopp u jep pushim lojtarëve për shkak të intensitetit të Premier Ligës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se do t’iu japë disa ditë pushim lojtarëve të cilët këtë fundjavë nuk janë ftuar me kombëtaren e tyre për eliminatoret e botërorit.

Lojtarët si Lucas Leiva, Joel Matip, James Milner, Emre Can, Dejan Lovren e të tjerë do të pushojnë deri sa 12 kolegët e tyre do të jenë me kombëtare.

Klopp ka thënë se një nga arsyet për këtë pushim është edhe intensiteti i lartë i futbollit anglez, shkruan ESPNFC.

Ai ka thënë se në fillim nuk ka menduar se do të jepte pushim lojtarëve por tash është penduar për një gjë të tillë./Insajderi.coma