Klopp lavdëron futbollistët pas fitores në derbi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar pas fitores së ekipit të tij sonte ndaj Chelseat.

Klopp lavdëron futbollistët pas fitores në derbi

”Të Kuqtë” triumfuan në Stamford Bridge me rezultat të ngushtë prej 2-1, ndërsa Klopp është shprehur i kënaqur me lojtarët e tij.

 

“Ne krijuam hapësira në sistemin e Chelseat. Ne e bëmë këtë dhe i gjetëm hapësirat e tyre për mrekulli. Vazhdimi ishte fenomenal nga ekipi im, ne kemi luajtur futboll sikur në ferr”, u shpreh Klopp.

Golat e Jordan Henderson dhe Dejan Lovren i siguruan fitoren Liverpoolit, ndërsa goli i Diego Costas vlejti vetëm për statistika tek Chelsea. /Insajderi.com