Klopp flet për situatën e Coutinhos

Klopp flet për situatën e Coutinhos

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do ta mirëpriste Philippe Coutinhon krahëhapur në ekip përkundër episodeve për largimin e lojtarit nga Anglia.

Që prej fillimit të sezonit braziliani ka munguar në ekipin e Liverpoolit. Ai ishte cak i dy ofertave të dështuara të Barcelonës dhe ka munguar në ndeshjet e para shkaku i një lëndimi në shpinë.

Klubi nuk dëshiron shitjen e tij edhe pse lojtari ka bërë kërkesë zyrtare për largim.

Para ndeshjes kthyese ndaj Hoffenheimit për kualifikim në Ligën e Kampionëve, Klopp ka thënë se çdo gjë është në rregull mes tij dhe Coutinhos.

“100 për qind asgjë nuk ka ndryshuar, siç e kam thënë tashmë, asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Klopp.

Në konferencë Klopp është pyetur nëse lidhja e tij personale me mesfushorin është “e qetë”.

“Natyrisht. Natyrisht. Përse pyesni nëse gjithçka është OK mes meje dhe atij? Kjo është pyetja apo jo?. Po, në fakt, absolutisht, 100 për qind”.