Klopp e do Donnarumma-n te Liverpooli

22.02.2016 16:46
Klopp e do Donnarumma-n te Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, dëshrion transferimin e portierit të talentuar të Milanit, Gianluigi Donnarumma te Liverpooli pas përfundimit të këtij stinori.

Sipas raportimeve të fundit të gazetës së afërt me skuadrën e kuqe nga Liverpooli, thuhet se Klopp ka një simpati të madhe për portierin 16 vjeçar që është kthyer në një sensacion këtë stinor me skuadrën e Milanit.

Për portierin e talentuar ka pasur interesim edhe nga skuadra e famshme spanjolle Barcelona, e cila tashmë ka ofruar 23 milionë euro për Donnarumma-n.

Donnarumma ka zhvilluar 17 ndeshje me Milanin këtë stinor, duke u bërë zgjedhja e parë në portën e skuadrës kuqezi para Diego Lopezit dhe Christian Abiattit.