Klopp: Coutinho nuk do të shkojë te Barcelona

Klopp: Coutinho nuk do të shkojë te Barcelona

Jurgen Klopp ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të klubit të Liverpool, për të mos shitur Philippe Coutinho te Barcelona, pasi “të kuqtë” refuzuan 100 milionë euro për mesfushorin brazilian. Trajneri gjerman ka kujtuar se futbollisti ka edhe pesë vite kontratë me Liverpool dhe se klubi nuk ka ndërmend të shesë “yjet” që janë në “Anfield Road”.

Liverpool e ka nisur emrin e Coutinho në listën që është dorëzuar te UEFA për futbollistët që do të marrin pjesë në Champions League

“Liverpool nuk është një klub që shet futbollistë dhe kjo është baza e politikës tonë. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi sa ofron Barcelona. Nuk ka një çmim të caktuar për të cilin do të pranonim largimin e Coutinho.

“Ne synojmë të bëhemi skuadra më e mirë në Europë dhe për këtë do të mbajmë të gjithë futbollistët e rëndësishëm që kemi në skuadër,” – tha Klopp për “Sky Germany”.

Më pas, trajneri shtoi: “Sot në planet nuk ka më futbollistë të paprekshëm, por edhe një transfertë ka kohën e saj dhe modalitet që duhen ndjekur. Ndonjëherë mund të pranosh ofertat, por vetëm nëse ke një alternativë gati. Ky nuk është rasti i Coutinho. Ai është i pazëvendësueshëm dhe ne s’kemi pse ta shesim.”