Klitschko: Nuk më tremb Tayson Fury

20.09.2016 08:42

Revanshi i shumëpritur i peshave të rënda në boks me ukrainasit Wladimir Klitschko dhe kampionit të botës Tyson Fury po afrohet, teksa më 29 tetor dy boksierët do të përballen sërish mes tyre në Manchester.

Klitschko: Nuk më tremb Tayson Fury

Klitschko një vit pas humbjes së parë do të ketë mundësi të rifitojë titujt e humbur.

40 vjeçari Klitschko ka thënë se “gjërat ndonjëherë ndodhin se ashtu ka qenë e shkruar. Por ky duel i dytë ishte i planifikuar prej kohësh”, njofton Telesport.

Humbja e papritur në sfidën e parë e ngjallur kritika edhe më shumë për boksierin ukrainas, që kërkon fitore me çdo kusht, jo vetëm për të rifituar titujt kampionë bote, por edhe për moral.

“Nuk kam shumë gjëra për të thënë për të shkuarën, tashmë shoh përpara, te stërvitja që po bëj”, ka thënë ai.

“Nuk më tremb Fury. Stërvitem çdo ditë i motivuar dhe këtë herë gjërat do t’i parashkruaj unë dhe jo fati. Britaniku do ta humbasë këtë sfidë dhe unë do të rikthehem kampion bote i peshave të rënda”, u shpreh Wladimir Klitschko, një nga ikonat e boksit botëror./Insajderi.com