Klitschko kërkon test antidoping për Tyson Fury

Klitschko kërkon test antidoping për Tyson Fury

Stafi i boksierit ukrainas Wladimir Klitschko ka kërkuar që boksieri britanik Tyson Fury t’i nënshtrohet një testi antidoping, para ndeshjes që do ta zhvillojnë.

Kjo kërkesë vjen pas akuzave që janë ngritur ndaj Fury, se disa muaj para sfidës me Klitschko ka dalë pozitiv, por kjo gjë është mbajtur e fshehur nga stafi i boksierit britanik, njofton Telesport.

Testi do të organizohet nga Agjencia Vullnetare e Shoqatës Antidoping me qendër në Las Vegas, pasi ata nuk besojnë tek antidopingu britanik./Insajderi.com