Klitschko hedh në shitje parashikimin e tij për meçin me Anthony Joshua

Klitschko hedh në shitje parashikimin e tij për meçin me Anthony Joshua

Wladimir Klitschko pasi humbi nga Anthonyu Joshua duke i sigurar britanikut tre titujt IBO, IBF dhe WBA në kategorinë e peshave të rënda, ka vendosur ta nxjerrë edhe kartën e fundit që i ka mbetur.

Ukrainasi para meçit kishte befasuar të gjithë në konferencën për shtyp ku kishte nxjerr para gazetarëve një USB dhe kishte thënë se aty është parashikimi i tij, të cilin e kishte regjistruar një javë më herët.

Tani që 41-vjeçari humbi të gjithë duan të dinë se çfarë ka brenda saj dhe normalisht që Klitschko nuk ka shpëtuar të pyetet nga gazetarët pas humbjes.

Përgjigjja e tij ishte edhe më befasuese, pasi ai tha se është i gatshëm ta shes edhe pse ka humbur dhe blerësi ka të drejtë ta publikojë materialin e saj ku të dojë.

“Çfarë për parashikimin? Nuk do të këtë ndryshime, parashikimin im është aty i regjistruar në USB dhe vetëm blerësi i rripit, pa marrë parasysh se a kam humbur a fituar mund ta shikojë”.

“Jam i bindur se dikush do të afrohet, dhe nëse ai person vendos ta shpërndajë me ne apo në rrjetet sociale, ai apo ajo janë të mirëseardhur. Por, parashikimi im është aty”, ka thënë Klitschko.

Vlen të theksohet se paratë e shitjes së USB-së do të shkojnë për ‘Fondacionin Klitschko’, ku më pas do të shpenzohen për qëllime bamirësie, ndërsa më poshtë keni videon ku ai shfaqet me USB para sfidës. /Telegrafi/