Klerikët fetarë në Francë bëjnë thirrje për më shumë siguri

Klerikët fetarë në Francë bëjnë thirrje për më shumë siguri

Udhëheqësit fetarë francezë kanë bërë thirrje për më shumë siguri në vendet e besimeve fetare, pas vrasjes së priftit në Normandi të martën.

Përfaqësuesit e krishterë, myslimanë, hebrenj dhe të besimit budistë, mbajtën një takimim me presidentin Hollande, transmeton Insajderi.

Imami i Xhamisë të madhe të Parisit, Dalil Boubakeur tha se “objektet tona të lutjeve duhet të jenë më të sigurta, ku në mesin e tyre ka edhe një fokus të madh të njerëzve”.

Ndërsa kryepeshkopi i Parisit, Andre Vingt Trois, vlerësoi marrëdhëniet harmonike ndërmjet feve në Francë.

“Ne nuk duhet të lejojmë që lojërat politike të futen në mesin tonë”.

Presidenti Hollande të martën bëri thirrje për “unitet”, siç paralajmëroi se lufta kundër terrorizmit do të jetë e gjatë”.

“Demokracia jonë është objektivë dhe do të jetë mburojë e jona, ne do të fitojmë këtë luftë” , ka thënë ai, raporton BBC.

Sulmi në kishë erdhi 12 ditë pas atij të Nice-së, në të cilin u vranë 84 persona. /Insajderi.com