Kjo është pasuria milionëshe e Rita Orës

Kjo është pasuria milionëshe e Rita Orës

Koncerti i këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora që u mbajt për nder të 10 vjetorit të Pavarëisë së Kosovës, bëri jehonë të madhe në mediat botërore.

Madje, ajo kishte pranuar që në shenjë respekti për vendin nga vjen, këtë koncert ta mbajë falas, përveç akomodimit në hotel dhe udhëtimit, shpenzimet e së cilave janë paguar nga buxheti i Kosovës.

Por, pasuria e Rita Orës është shumë e madhe si këngëtare e pop-muzikës.

Sipas një matje që është bërë në fund të vitit 2017 nga “Forbes” për të cilën kanë raportuar mediat botërore, pasuria e Rita Orës është rreth 20 milionë funte që i bie mbi 20 milionë euro.

Në javë sipas përllogaritjeve të “The Sun” Rita Ora i merr diku 17 mijë funta britanike. Pasuria e Rita Orës pritet të rritet sidomos gjatë këtij viti pasi ajo do të jetë e përfshirë në shumë projekte të modës dhe kinematografisë bashkë me muzikën.

Tash që Rita ka filluar turneun e saj botëror të ardhurat e saj pritet të rriten më të mëdha, pasi do të përfitojë miliona euro të tjera./Insajderi.com