Kjo është gjendja e gruas, që qëndroi 21 orë në diell

Kjo është gjendja e gruas, që qëndroi 21 orë në diell

Kujdes! Mund të përfundoni në këtë gjendje nëse qëndroni për shumë kohë në diell dhe nuk përdorni krem kundër rrezeve.

Fotot ku duken djegiet e mëdha nga dielli në këmbë janë shpërndarë nga një grua në Britani, me shpresën që të inkurajojë të tjerët të përdorin rregullisht krem mbrojtës.

“HuffingtonPost” raporton se Julie Nisbet vrapoi 69 milje për 21 orë, por nuk përdori krem kundër diellit.

Nisbet tha se këmbët e saj po përmirësohen, por fotot janë një kujtues i hidhur se pse është kaq e rëndësishme që njerëzit të përdorin kremin kur dalin në diell./tvklan.al