Kjo është deklarata skandaloze e Ahmet Hasit për vrasjen e Valbona Nrecajt

Kjo është deklarata skandaloze e Ahmet Hasit për vrasjen e Valbona Nrecajt

Ahmet Hasi nënkolonel në Policinë rajonale të Gjakovës sot në konferncë për media ka dhënë një deklaratë skandaloze në lidhje me vrasjen e Valbona Marku – Nrecaj.

Sipas Hasit, viktima nuk ka kërkuar urdhër – mbrojte mirëpo vetëm ka lajmëruar se është kërcënuar për një mesazhi në telefon, shkruan Insajderi.

“Në orën 15:00 ankuesja, tani viktimë, bashkë me vëllezërit ka hapur rast ‘kanosje’, pasi ka njoftuar se me sms është kërcënuar nga bashkëshorti. Hetuesit e kanë kërkuar personin në fjalë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij në fshatin Bitesh. Disa herë është provuar të kontaktohet edhe përmes telefonit. Me rastin e paraqitur me 7 gusht, viktima nuk ka kërkuar mbrojtje as strehim, derisa është hapur vetëm rast kanosje për sms-të”, ka thënë Hasi.

Tutje, Hasi në kronologji ka treguar për njoftimin për vrasje që ka marrë policia të martën rreth orës 21:00, arrestimin e të dyshuarit dhe konfiskimin e armës.

Ai ka thënë se është duke u hetuar rasti bashkë me Prokurorinë e Shtetit dhe se është njoftuar edhe inspektorati policor për të gjitha veprimet.

Por vëllau i së ndjerës Shkelzen Marku, e ka fajësuar shtetin se nuk ia mbrojti motrën nga Pjetër Nrecaj, pavarësisht se ajo kishte lajmëruar kërcënimet në polici.

Marku ka thënë se disa herë e kanë njoftuar Policinë se Pjetër Nrecaj sillej me armë dhe kërcënime po Policia e shteti nuk kanë reaguar.

“Shteti ka dështuar t’i ofrojë ndihmë motrës sime, veç se ishte shtetase e Shqipërisë”./Insajderi.com