Kjo çështje i bashkoi PSD-në dhe AAK-në në Kuvend

Kjo çështje i bashkoi PSD-në dhe AAK-në në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje edhe gjatë seancës së sotme e ka hedhur në votim shkarkimin e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendit. Por, kjo gjë nuk u arritë, për shkak të mospërkrahjes nga partitë e tjera parlamentare.

Teksa, deputetët e PDK-së dhe LDK-së, abstenuan në kërkesën e Vetëvendosjes, ata të PSD-së dhe AAK-së, votuan kundër kësaj kërkese.

88 deputetë morën pjesë në këtë votim nga të cilët 16 votuan pro, 26 kundër dhe 48 deputetë abstenuan.

Lëvizja Vetëvendosje, po kërkon nga PSD që të heq dorë nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, post të cilin tashmë e mban Aida Dërguti, e cila ishte emëruar si deputete e VV-së.

Mirëpo, largimi i Dërgutit nga VV, ka shtyrë partinë e Kurtit që të kërkojë që në këtë pozitë të vendoset ndonjë person që është pjesë e tyre.