Kitaristja myslimane që ka bendin Heavy Metal

Kitaristja myslimane që ka bendin Heavy Metal

Gisele Marie luan në kitarë dhe vesh nixhab, një veshje për femrat myslimane. Ajo madje ka edhe bendin e saj heavy metal “Eden Seed”

“Për herë të parë kur jam ngjitur në skenë kisha pak marre por reagimi i audiencës ishte i mrekullueshëm. Dhe që atëherë çdo paraqitje ka qenë e mrekullueshme duke iu falënderuar Zotit”, thotë

Gisele dëshiron të tregojë se të qenit femër myslimane nuk të ndalon që të ndjekësh pasionin tënd.

“Është shumë e rëndësishme që të mbahet në mend se islami dhe muzika nuk kanë asgjë të përbashkët. Nuk ka të bëjë me mëkate ose doktrina. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Jam myslimane dhe islami është fati im. Por jam muzikante profesionale dhe muzika është profesioni ynë”,

Gisele ka lindur në një familje katolike gjermane dhe është konvertuar në myslimane në vitin 2009 pasi i vdiq babai.

“Familja ime se shihte si problem konvertimin tim as veshjen time. Madje as shoqëria. Nuk kam pasur probleme, ishte diçka e natyrshme. Kur nëna më pa duke të veshur kështu, tha që dukem mrekullueshëm”, thotë Gisele.

Por disa e kritikuan atë se po bënte diçka që nuk ishte e përshtatshme ose e lejuar në islam.

“Dikush gjithmonë do të kritikoj dhe mendoj se kjo është e shëndetshme. Besoj se çdo formë e unanimitetit është një shprehje e budallakisë. Nuk kam qëllim që t’i kënaq të gjithë, qëllimi im është që të bëjë muzikën time”, thotë G

Polka është shoqja ime e vogël, është më shumë se kitarë, është si çika ime”, thotë ajo./Inajderi.