Kitara e Kurt Cobain në ankand për ditëlindjen e tij

Kitara e Kurt Cobain në ankand për ditëlindjen e tij

Njëra prej kitarave me të cilën Kurt Cobain ka përformuar në shumë koncerte tani do të ketë mundësi që të jetë në dorën e fansave të tij, pasi që ajo do dalë në ankand në eBay për qëllime bamirësie.

Për të festuar ditën e cila do të ishte ditëlindja e tij e 50-të (20 Shkurt, 2017), kitara e tij “Hagstrom Blue Sparkle Deluxe”, do jetë në ankand, ku dhjetë për qind e parave nga ankandi do jepen për organizatën “Transition Project”, e vendosur në Portland, Oregon, e cila ndihmon veteranët dhe familjet e pastreha, raporton Seatlerefined.

Për të gjithë ata që duan ta blejnë, ta kenë të ditur që gjërat tjera të tij janë shitur me dyfishin apo trefishin e çmimit fillestar. Vetëm një bluzë e tij është shitur për 137 dollarë.

Kitara do të dalë në ankand për dhjetë ditë duke filluar nga data 16 e këtij muaji.

Kurt Cobain ishte një muzicient, artist, tekst-shkrues, kitarist dhe poet. Formues i bendit Nirvana, ai cilësohet si legjendë e muzikës. Cobain u vetëvra  në moshën 27 vjeçare më 5 prill, 1994. /Insajderi.com