Kishin marrëveshje mirëkuptimi, sot ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit

Kishin marrëveshje mirëkuptimi, sot ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit

Haki Abazi Rockefeller Brothers Fund ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth ‘jetës luksoze’ që po bëjnë politikanët kosovarë, përderisa populli ka nevojë për shumëçka.

“Dua ta kujtoj sot Agim Hajrizin- heroin e Kosovës që nuk e ka dhënë jetën së bashku me djalin edhe nënën që sot të tjerët me u sorrollatë ne Jahta të Budvës. Jep Dorëheqje!”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në facebook.

Dje është raportuar se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është parë në një jaht në Budva, të cilat i kishte mohuar ai.

Por Abazi kërkon dorëheqjen edhe të të tjera figurave publike, të cilët, siç thotë ai, sorollatën dhe bëjnë luks.

“Dua të kujtoj gjithashtu Bajram e Gursel Sylejmanin- dy artistë, heronj, që nuk e kanë dhënë jetën që sot të tjerët me u sorrollatë haremave të Stambollit e villave të Alpeve të Francës. Jepni dorëheqje!”, ka shtuar ai.

“Kosova nuk është e partive politike as pronë private e askujt, as pronë e Stambollit e as e Francës- është e qytetarëve dhe atyre që kanë dhënë gjithçka për të”, ka përfunduar ai.

Megjithatë, vlen të përmendet se Haki Abazi si përfaqësues i Rockefeller Brothers Found, i cili kishte nënshkruar memorandum mirëkuptimi në vitin 2014 për ndërtimin e një shtëpie në pronë komunale, të cilën do ta shfrytëzonin organizatat e shoqërisë civile./Insajderi.com