Kishat e Voskopojës para zhdukjes

Kishat e Voskopojës para zhdukjes

“Europa Nostra”, një federatë paneuropiane me aktivistë për ruajtjen dhe mbrojtjen e zonave me vlera historike dhe kulturore, sot lëshoi alarmin për shtatë objekte që janë në prag të zhdukjes.

Mes këtyre objekteve, “Europa Nostra” rendit edhe kishat bizantine të Voskopojës.

“Lufta, grabitjet dhe fatkeqësitë natyrore kanë dëmtuar seriozisht kishat bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq, në jug-lindje të Shqipërisë. Ato janë kryevepra të stilit post-bizantin”, thotë Europa Nostra.

Alarmi i lëshuar nga kjo federatë ka zënë hapësirë edhe tek Euronews, që i ka kushtuar një artikull me titullin “Vizitojini para se të zhduken”.

Ndërkohë, gjashtë objektet e tjera që rrezikojnë seriozisht zhdukjen është fabrika më e vjetër e prodhimit të akullit në Portin i Peshkimit në Grimsby të Britanisë së Madhe, qendra historike e Vjenës, një monument futurist i ndërtuar në Bullgari në vitin 1981 nga regjimi komunist, kazinoja Constanta në Rumani, “Prinkipo” në Stamboll të Turqisë, dikur një jetimore greke dhe manastiri David Gareja në Gjeorgji.