Kinezët tërbohen pas Rooney, ja oferta e çmendur

Kinezët tërbohen pas Rooney, ja oferta e çmendur

Kina është gati të bëjë një çmenduri financiare për të marrë sulmuesin Wayne Rooney.

Pasi kanë parë golin e realizuar dje në minutën e 94-t nga sulmuesi i Manchester United, mediat britanike bëjnë me dije se kinezët kanë gati një ofertë të parezistueshme për sulmuesin 31-vjeçar.

Një ekip kinez është gati të paguajë 1 milionë stërlina në javë (më shumë se një milionë euro) për Rooney, për ta bindur që të transferohet në Superligën kineze. Lojtari i United u bë dje golashënuesi më i mirë i historisë së “djajve të kuq” një fakt që mund ta bëjë atë edhe futbollistin më të paguar në botë.

Rooney në rast se pranon këtë ofertë, mund të bëhet më i paguar edhe se Carlos Tevez (aktualisht merr 38 mln euro/sezon), shkruan Telesport.

E përditshmja britanike “Sun” bën me dije se transferimi i sulmuesit mund të ndodhë verën e ardhshme. “Ekziston mundësia që sulmuesi të pranojë ofertën, të lihet i lirë nga Manchester gjatë verës së ardhshme.