Kinë, 12 të vdekur nga tajfuni

Kinë, 12 të vdekur nga tajfuni

Një stuhi e fuqishme ka depërtuar në jug të Kinës, duke lënë 12 të vdekur dhe qindra persona të plagosur.

Tajfuni Hato goditi dje pranë qytetit Zhuhai në provincën Guangdong, duke sjellë me vete erëra të forta dhe shira.

Hong Kongu dha sinjalin e paralajmërimit të tajfunit të shkallës 10, niveli më i lartë ky. Stuhia shkaktoi përmbytje të shkallës së gjerë dhe solli sumë shkatërrime.

Mediat shtetërore kineze thanë se rreth 27,000 persona në kontinent u evakuuan.

Autoritetet kanë lëshuar njoftime për rrëshqitje të dheut, përmbytje dhe fatkeqësi të tjera gjeologjike, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Autoriteti meteorologjik i Hong Kongut tha se Hato kishte erë maksimale deri në 175 kilometra në orë.