Kina dhe Rusia diskutojnë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Kina dhe Rusia diskutojnë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Ambasadori rus dhe ai kinez në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kërkuan që misioni i UNMIK’ut të qëndroi akoma ndërsa përfaqësuesit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar që t’i hiqet mandati.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Vasily Nebenz tha se Moska nuk pajtohet me “vlerësimet shumë optimiste” të ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku.

Nebenz paralajmëroi se ngjarjet në Kosovë kërcënuan të minojnë të gjithë sistemin e stabilitetit rajonal, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu akuzoi Prishtinën për “sabotimin” e zbatimit të marrëveshjes mbi Asociacionin e Komunave Serbe.

“Projekti i Republikës së Kosovës padyshim po dështon”, tha ambasadori rus.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje çështjen e tranzicionit të forcave të sigurisë të Kosovës për transformimin në ushtri të Kosovës, siç theksoi ai është në kundërshtim me Rezolutën 1244, sipas të cilës KFOR’i është e vetmja forcë e armatosur në Kosovë.

Ambasadori rus vuri në dukje problemin e radikalizmit islamik dhe terrorizmit në Kosovë.

Kina respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe e kupton shqetësimin e saj mbi Kosovën, tha një përfaqësues kinez në OKB dhe theksoi se Rezolutën 1244 është baza ligjore për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB’së t’i kushtojë vëmendje Kosovës. Ai theksoi se Kina mbështet mandatin e UNMIK’ut në formatin aktual.

Ambasadori i Bolivisë vuri në dukje se vendi respekton integritetin territorial të Serbisë, si dhe punën e UNMIK’ut në përputhje me Rezolutën 1244.

Ambasadori i Egjiptit tha se dialogu është mënyra më e përshtatshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Zëvendës ambasadorja e SHBA’së në Kombet e Bashkuara Michel Sison bëri thirrje përsëri për një reduktim të misionit të UNMIK’ut dhe një rishikim të dinamikës së mbajtjes së seancave mbi Kosovën.

“Unmiku e ka përmbushur mandatin e tij në Kosovë, nuk ka dyshim se Misioni ka ndihmuar Kosovën të ndërtojë institucione demokratike. OKB duhet të jetë krenar për këtë arritje të suksesshme”, tha përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, shtoi ajo, tani është koha për tranzicionin e Misionit dhe aplikimi i burimeve të OKB-së për çështje më kritike.

Iniciativa për eleminimin e seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën u mbështet nga përfaqësuesi i Suedisë.

“Nuk ka nevojë për një mision paqeruajtës në Kosovë,” tha përfaqësuesi i Francës.

“Në mënyrë që Kosova të shikojë për të ardhmen, ajo duhet të përballet me të kaluarën,” tha ambasadori britanik në OKB Michael Riccroft.

Por, siç theksoi ai, ndërsa Kosova duhet të përballet me të kaluarën, UNMIK-u duhet të përballet me faktet.

Ai përsëriti se Mbretëria e Bashkuar po kërkon që Këshilli i Sigurimit i OKB’së mbi Kosovën të mbahet më rrallë.