Kim Mehmeti e quan Gani Kocin kokëtul

Kim Mehmeti e quan Gani Kocin kokëtul

Shkrimtari dhe analisti politik shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti e ka kritikuar rëndë anëtarin e PDK-së, Gani Kocin për kërkesën e tij që Lëvizja Vetëvendosje të shpallet organizatë jokushtetuese.

“VV-ja të ndalohet me ligj?! Lexova diku se një anëtar i Kryesisë së PDK-së paska kërkuar që VV-ja të shpallet organizatë antikushtetuese?! E tani ecë e mos thuaj se çdo popull i ka injorantët e vetë, por vetëm kokëtulëve tanë që japin këso propozimesh, u është lënë në duar fati i shtetit dhe i popullit!”, ka shkruar Mehmeti në llogarinë e tij në Facebook.