KIA së shpejti me model të ri të quajtur “Stonic”

KIA së shpejti me model të ri të quajtur “Stonic”

 

Prodhuesi korean i veturave KIA, ka paralajmëruar se do të debutojë me një veturë sportive gjatë këtij viti, duke hyrë në një sfidë të re për prodhimin e makinave SUV, pas rezultateve të mira me Nissan Juke.

Gjatë prezantimit për planet, prodhuesi nuk ka dhënë detaje mjaftueshëm për modelin e ri, por sipas tyre ai do të ngjasoj me modelin Rio, raporton Autonews.

“SUV do të futet në Evropë dhe Korenë e Jugut më vonë këtë vit”, thuhet në deklaratën e KIA-s.

Bazuar në disa raporte, thuhet se modeli do të quhet Stonic pasi që KIA ka marrë të drejtën e këtij emri. Stonic  pritet të debutojë në shfaqjen e makinave në muajin shtator në Frankfurt. /Insajderi.com