KF Hajvalia kishte 13 topa mbetet pa asnjë

KF Hajvalia kishte 13 topa mbetet pa asnjë

Policisë i është dashur që të hapë një rast të vjedhjes në Kishnicë të Graçanicës. Dikush ka vjedhur topat e klubit Hajvalia dhe disa kompjuterë e pajisje tjera.

Futbollistët e Hajvalisë kanë shprehur shqetësimin se nuk do të kenë as stërvitjet se si t’i zhvillojnë.

“Dikun i kemi pas rreth 13 topave ndërsa tash siç edhe po shihet nuk kemi asnjë”, thotë njëri prej futbollistëve të Hajvalisë për Klan Kosovën.

Ndërkaq, futbollisti tjetër, thotë se nuk e di se si do t’i zhvillojnë stërvitjet kur tashmë kanë mbetur pa topa dhe pa fanella.

“Nuk kemi as me çka të nxehemi, kemi mbetur edhe pa topa nuk e di si do t’ia bëjmë”, thotë futbollisti Gashi.