Kevin Garnett, përfundimi i një karriere të lavdishme

24.09.2016 22:29

Në fillim Kobe Bryant, pastaj Tim Duncan dhe tash basketbolli amerikan NBA, mbeti edhe pa një yll tjetër. 

Kevin Garnett, përfundimi i një karriere të lavdishme

Kevin Garnett i ka dhënë fund krrierës së tij pasi vendosi të largohet përfundimisht pas 21 viteve të kaluara nëpër parketet amerikane 13 prej të cilave i luajti te Minnesota Timberwolves.

Më pas u transferua te Boston ku luajti nga 2007 deri më 2013, për të luajtur vitet e tij më të mira në karrierë e sidomos në vitin 2008.

Garnett është basketbollisti më i mirë në histori të Timberwolves pasi atje ka shënuar 19.210 pikë, 4216 kërcime ndërsa e viti titullin MVP në vitin 2004. /Insajderi.com